Gjakova
Shkronjat

Nxnënës të shkollave të mesme të komunës së Gjakovës u bënë pjesë e aktivitetit i cili u mbajt në kuadër të fushatës 16 ditëshe kundër dhunës në familje. Nxënësit përmes vizatimve  të ndryshme përquan mesazhe vetëdijesuese.

Mekanizimi koordinues kundër dhunës në familje organizoi këtë aktivitet më  qëllim të promovimit të barazisë gjinore, ndërgjegjësimit të brezit të ri e të qenurit së bashku për ta luftuar këtë fenomen,pra dhunën në baza gjinore dhe në familje. Përveq vizatimit pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe shfaqja e një pjesë të shkurtër teatrale e nxënësve të gjimnazit “Hajdar Dushi” të cilët fokus patën dhunën në familje dhe parandalimin e saj. Ky aktivitet është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe sipas organizatorëve qëllimi i tij ishte që së bashku do të bëjmë të mundur krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe sa më larg dhunës./TV Syri Vision/