Gjakova
Shkronjat

Jo rrallë herë diaspora e komunës së Gjakovës kontribuon në përmirësimin e jetës së bashkëvendasve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Shoqata “Nënë Tereza”me seli në Zvicër dhe Prishtinë mori iniciativën që të ndihmoi familjen Shala kështu duke I ndërtuar shtëpi kësaj familje e cila deri më tani ka jetuar në kushtë të rënda të jetës.

Nikë Shala nga fshati Raqë I komunës së Gjakovës sot priti miq dhe dashamirë kjo për faktin se ai së bashku me familjen e tij janë bërë me shtëpi të re. E gjithë kjo ishte iniciativë e shoqatës “Nënë Tereza” me seli në Zvicër dhe po e njëjta me seli në Prishtinë.Donatorët ia dhuruan qelësat më të voglit të familjes Marselit I cili I pari hapi derën e shtëpisë.Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përfaqësuesit e shoqatës të cilët thanë se kjo familje nuk është e vetmja që po e ndihmojmë në ndërtimin e shtëpisë së re. Nga ana tjetër Nikë Shala falënderoj vullnetarët si dhe tha se familja e tij është e lumtur që tashmë ata siguruan kulm mbi kokë. Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e e shtëpisë së familjes Shala e që ishin: Agim Deda, Nikollë Bajrami, Ndue Deda, Albert Qerimi, Ukë Berisha dhe Pren Ndou. Tashmë 5 anëtarët e kësaj familje do të jetojnë në këtë shtëpi e cila plotëson kushtet për jetes . Shtëpia ka një hapësirë prej 62.3 metra katror. ka një dhomë qendrimi me kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe një banjo. Ndërtimi I kësaj shtëpie kap vlerën e investimit prej 12 mijë e 600 euro./TV Syri Vision/