Gjakova
Shkronjat

Performanca Forum Teatër “Stigma - Kërko të drejtën tënde" e organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis për herë të parë u shfaq në Shërbimin Korrektues të Lipjanit, për të vazhduar edhe në qytete të tjera të Kosovës, ndër to edhe në Gjakovë.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” kasta e katër aktorëve përcollën realitetin në të cilin jetojnë viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, kjo organizatë synon të vetëdijësojë opinionin se zëri i këtyre viktimave duhet të dëgjohet, dhe ato duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqëri.

Gjatë shfaqjes së këtij forum teatri, regjisori Lulzim Bucolli u dha rastin publikut në sallë që të komentojë apo të bëjë pyetje. Aktorët pjesëmarrës në këtë projekt janë Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qëndresa Kajtazi, dhe Gani Rrahmani.

 

"Stigma –Kërko të drejtën tënde" do të ketë edhe shtatë repriza në qytete të ndryshme të Kosovës. Një projekt i tillë është përkahur edhe nga Avokati i Popullit./Tv Syri Vision/