Gjakova
Shkronjat

Kjo është shtëpia ku jetojnë 6 anëtarët e familjes Tafa nga komuna e Gjakovës. Shtëpia nuk është në gjendje aspak të mirë dhe nuk ofron as kushtet elementare për banim. Reshjet e bores dhe të shiut,  këtë shtëpi  e  kanë  dëmtuar  pothuajse në cdo cep.

Edhe dyshemeja është në gjenjde të mjerueshme, jo vetëm që është e shkatërruar por edhe kundërmon erë të pakëndshme. Kryefamiljarja Kujtesa na tregoi që bashkëshorti i saj Fitimi dhe fëmijët Arlinda Bajrami Arlindi dhe Blendona mezi po ia dalin që të mbijetojnë. Kjo nuk është hera e parë që televizioni Syri Vision e viziton këtë familje. Ka 17 vite që kjo familje jeton në kushte të tilla. Ajo që e ka rënduar edhe më tepër jetesën e kësaj familje është se dy fëmijë vuajnë nga epilepsia dhe nga  kushtet e rënda ekonomike atyre iuështë  vështirësuar edhe trajtimi mjekësor. Sot nuk i takuam anëtarët tjerë të familjes . Kujtesa na tha që bashkëshorti i saj i ka dërguar dy fëmijët te mjeku ndërsa vajza e vogël ishte në shkollë. Mirëpo mundësinë e shkollimit nuk e kanë të gjithë fëmijët, kjo për faktin se gjendja e rënë ekonomike i ka detyruar ata që ta lënë shkollën, ndër ta është Bajrami i cili dëshiron të shkollohet por me këto kushte ska se si ta realizojë dëshirën e tij. Nevojat janë të shumta për familjen Tafa si ajo për ushqim, për ngrohje por më e rëndësishmja është  që këtë shtëpinë në të cilën jetojnë ta rregullojnë. Ata apelojnë tek të gjitha ata që kanë mundësi tu ndihmojnë. Temperaturat po bien cdo ditë e më shumë dhe pa ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë kjo familjee ka të pamundur të jetojë në kushte normale jetese./TV Syri Vision/