Gjakova
Shkronjat

Në komunën e Gjakovës gjatë vitit 2017 në zyrën e punësimirt janë të regjistruar reth 6383 punëkërkues të cilët janë aktiv, ndërsa si punëkërkues për herë të parë në këtë vit janë regjistruar rreth 1041 persona.

Udhëheqësi I zyres së punësimit Kujtim Dula tha se më shumë të interesuar janë grupmoshat prej 18-25 vjeqare si dhe këtë vit ka pasur edhe projekte të ndryshme të cilat kanë bërë që shumë qytetarë të përfitojnë prej tyre. Dula tha se këtë vit në komunën e Gjakovës janë punësuar rreth 283 persona. Përveq kësaj ka pasur edhe ndërmjetësime në punësim për të riatdhesuar. Dula apelon tek të gjitë ata që duan ta kenë  një vend të punës të paraqiten në zyren e puësimit. Në bazë të raportit të performancës për vitin 2016 të nxjerr nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale thuhet se komuna e Gjakovës ka pasur një pasyrë më të mirë në ndërmjetësime të rregullta për punësim ku ka arritur një rezultat prej 20% shifër kjo e cila e rendit si komunën e dytë në Kosovë sa I përket numrit më të lartë të punësimeve./TV Syri Vision/