Gjakova
Shkronjat

Baleti Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me UN Women, mbrëmë solli për publikun gjakovar premierën e shfaqjes “Një ditë”, e cila erdhi nën koreografinë e Christie Coleman.

Shfaqja “Një ditë” erdhi përmes lojës së tetë balerinëve, në përbërje të katër çifteve ku bënin pjesë balerinët: Teuta Krasniqi, Sead Vuniqi, Leonora Rexhepi, Fisnik Smani, Fatmir Smani, Vjollca Llugiqi, Jeta Musolli dhe Donmir Biblali. “Një ditë” flet për ngjarje të cilat janë pjesë e përditshmërisë kosovare në raport me trajtimin ndaj gruas. Kjo shfaqje është e frymëzuar nga tregimet e vërteta të grave të Kosovës, duke vënë në pah disa çështje gjinore në Kosovë. Pëmes lëvizjeve të trupit balerinët sollën në skenën e tetatrit të qytetit “Hadi Shehu”. Përmes baletit modern u shfaq një ditë të familjes tradicionale, ku përmes personazheve u preken disa nga çështjet kryesore me të cilat përballen gratë gjatë gjithë jetës së tyre. Secili nga balerinët kishte rolin e veqantë në këtë shfaqje. Balerinët e inskenuan këtë shfaqje me shumë lëvzje e interpetim,  me dinamikë e më shumë porosi. Nga ana tjetër Koreografja Christie Coleman, tha se përmes kësaj shfaqje është trajtuar një realiteti që prek edhe jashtë kufijve të Kosovës ndërsa shtoi se është ndjerë shumë e kënaqur që ka bashkëpunoj për të dytën herë me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës." Diqka që unë dua ta ndaj me ju nga kjo shfaqje është se I kam intervistuarmë shumë se 30 femra dhe kam mësuar qështje me të cilat ato janë të brengosura. E poashtu të njejtat qështje I preukupojnë edhe gratë në Neë York. Këto problem janë universal për të gjitha gratë në botë. Sa më shumë që gratë e përkrahin njëra tjetrën apo gjinia femrore jëmi të bashkuara në këtë mënyrë ne ecim përpara dhe e bëjmë ndryshimin. Në fillim të shfaqjes shohim njerëz që janë duke luftuar tërë kohen dhe më pas ata bëhen bashk. Ndërsa pjesa e fundit e zhfaqjes zhvillohet në një dallgë të oqeanit dhe kjo është pak a shumë rezymeja e kësaj pjese.Diqka tjetër është se paraqitet këtu edhe imazhi, grimi, media, paragjykimi gjinor. Këtu tregohet se femrat paragjykohen më shumë për pamjen e tyre sesa në atë se qfarë mendojnë apo cili ështëidentiteti I tyre. Gratë poashtu janë viktima të dhunës fizike andaj kam dashur që të përcjell mesazhin te publiku se si duhet të iu ndihmojmë këtyre grave, tha Coleman". Por gjatë kësaj jave do të ketë edhe aktivitete të larmishme kulturore në komunën e Gjakovës. Në mesin e aktivitetet kulturore do të jetë edhe promovimi i librit “Kosovarët …”Kompania 4000” e autorit Muhamet Sadiku i cili do të promovohet të shtunën në orën 12 sallen solemne të pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”./TV Syri Vision/