Gjakova
Shkronjat

Aktori nga Gjakova, Besfort Berberi së fundmi është pjesë e një projekti filmik.Bëhet fjalë për filmin “Hajnat e Kosovës” i zhanrit komedi, me një stil të lirshëm dhe gati irracional, ku përmes ironisë, batutave dhe paradokseve trajtohen problematikat e Kosovës, ku dikush për të mirën e vendit është bërë milioner “Sa për idare” e dikush tjetër “Sa për idare” vjedh.

Berberi pohoi se ngjarja ndodh në Prishtinë dhe i gjithë filmi është xhiruar nëpër pjesët urbane të Prishtinës. “Hajnat e Kosovës” është prodhim i Produksionit “FURRA” dhe në këtë film luajnë aktorët: Bashkim Alaj,Besfort Berberi, Besart Zeneli, Blin Sylejmani, Flutur Mustafa dhe Fatos Berisha. Producent dhe skenarist është Agush Mulliqi,  regjia nga Arlinda Morina ndërsa skenograf Dhurim Ismaili. Filmi “Hajnat e Kosovës” pritet të transmetohet gjatë muajit dhjetor  në njërin prej kanaleve televizive dhe më pas do të jetë edhe online./TV Syri Vision/