Gjakova
Shkronjat

Rreth 30 familje të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike sot u ndihmuan me pako ushqimore. E gjithë kjo ishte iniciativë e shoqatës humanitare dhe bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë.

Këto pako ishin të mbushura me produkte të ndryshme ushqimore dhe secila ishte në vlerë prej më shumë se 30 euro. PërfaqësuesI i Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjakovë dhe shoqatës “Bereqeti”, dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu së bashku me anëtarët tjerë realizuan këtë akt human për familjet që janë në kushte të vështira ekonomike. Familjet u shprehën falënderuese për ndihmat që I morën. Sipas tyre kjo është një lehtësim për ta e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Shoqata humanitare dhe bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ka një vit që është aktive me aktivitete humanitare.Vvarësisht nga fondi që mbledhin nga vullnetarët në cdo muaj ndanë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të renda socio-ekonomike./TV Syri Vision/