Gjakova
Shkronjat

Në mëngjesin e ditës së sotme, kryetari i ri i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, zyrtarisht ka marrë mandatin e të parit të kësaj komune për katër vitet në vijim.

Sipas protokollit, pranim – dorëzimi i detyrës është bërë nga nënkryetari i deritashëm i komunës Armend Vokshi. Me këtë rast, Vokshi ka uruar Gjinin, duke dëshiruar që planet e tij të realizohen, pasiqë kjo është në dobi të qytetarëve të Gjakovës. Në anën tjetër, Gjini e ka falënderuar qeverisjen e kaluar për punën e bërë në katër vitet e fundit, duke shtuar se caqet e tij në mandatin katërvjeqar janë në të mirë të qytetarëve, dhe kjo sipas tij do të arrihet me ritme pune sistematike, projekte dhe kapacitete të reja.

Nga nënkryetari i deritanishëm, Armend Vokshi, është bërë edhe dorëzimi i raporteve të punës së deritashme të komunës dhe të drejtorive komunale, ku janë të prezantuara të dhënat e projekteve të realizuara, ato që janë në implementim e sipër si dhe ato që janë paraparë të nisin, thuhet në mes tjerash në komunikatën për media të Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Më 18 dhjetor, Gjini me bashkëpunëtorë do të bëjnë betimin, ku edhe do të bëhet e ditur përbërja e re e qeverisë komunale./Tv Syri Vision/