Gjakova
Shkronjat

 

Në dhjetor të vitit të kaluar, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe ai i Universitetit të Shkupit “Nënë Tereza” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve të larta arsimore. Një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në kryeqytetin maqedonas. E sot disa muaj pas fillimit të këtij bashkëpunimi, Universitetin e Gjakovës, erdhi ta vizitojë Prof, Dr. Aziz Pollozhani, rektor i Universitetit të Shkupit “Nënë Tereza”. Ai ka treguar në detaje arsyen e kësaj vizite këtu.

 

Pollozhani është shprehur se këto dy universitete janë të reja, prandaj përkundër sukseseve që kanë arritur, rrugës hasin edhe në disa sfida.

 

Ndërkaq rektori Buza ka treguar se qëllimi I marrëveshjes që kanë këto dy institucione mes vete, është koordinimi I bashkëpunimit ndëruniversitar, duke përfshirë këtu programet e përbashkëta mësimore si dhe shkëmbimin e personelit akademik.

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Gjakovës dhe atij të Shkupit ka hyrë në fuqi më datë 20 dhjetor, kur edhe është nënshkruar nga të dy rektorët. Aty thuhet se kjo marrëveshje bazohet edhe në koordinimin në mes të Ministrive të Arsimit të Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës./Tv Syri Vision/