Gjakova
Shkronjat

Përkundër zotimeve se institucionet shtetërore do të angazhohen dhe do të bëjnë gjithçka brenda mundësive, që pensionistët të kenë vendin e tyre të merituar në shoqëri, deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim sa I përket realizimit të kërkesave të tyre, ndër to edhe ajo e rritjes së pensioneve.

Nënkryetari I Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve kontributdhënës dhe invalidëve të Kosovës dega në Gjakovë shoqatës së pensionistëve në  Gjakovë Enver Morina tha se pensionistët janë të pakënaqur nga shuma që marrin.

Një nga kërkesat që pensionistët ia kanë adresuar qeverisë është edhe formimi I fondit pensional dhe jo funksionalizimi I skemës pensionale.

Moshat e treta në Gjakovë, kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti. Ata u shprehën se qeveria duhet t’i hedh syte  nga kjo shtresë e shoqërisë  pasi ndjehen të pavlerësuar. 

Pensionistët mbesin me shpresën që kërkesat e tyre të realizohen përgjatë këtij viti. Ata thanë se qeveria duhet të angazhohet  brenda kompetencës sepse meritojnë të trajtohen dhe të respektohen me shumë dinjitet nga moshat e reja por njëkohësisht duan trajtim dinjitoz për kotnributin që kanë dhënë gjatë gjithë jetës së tyre aktive./TV Syri Vision