Gjakova
Shkronjat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në komunën e Gjakovës.

Fillimisht, ai së bashku me stafin e tij është pritur nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin edhe kanë zhvilluar një takim në zyren e tij. Më pas Haradinaj së bashku me Gjinin para mediave kanë treguar për arsyen e vizitës së të parit të qeverisë në Gjakovë.

Në anën tjetër, Haradinaj ka thënë se arsyeja e kësaj vizite është falënderimi për besimin që i dhanë qytetarët subjektit të cilin ai e drejton. Ai deklaroi se me Gjinin diskutuan për projektet që do të implementohen në Gjakovë, pasiqë kjo komunë u la anash për një kohë të gjatë.

Kryeministri Haradinaj është takuar edhe me drejtorët e komunës, shefat e sektorëve të administratës, asambleistë, si dhe kryetarë të bashkësive lokale të Gjakovës, ku edhe një herë përsëriti se kjo komunë do të ketë vëmendjen e qeverisë së udhëhequr nga ai. Më pas ai ka vazhduar agjendën e tij duke ecur në këmbë nëpër qytet për të mbërritur në takimin e radhës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”./Tv Syri Vision/