Gjakova
Shkronjat

Nga viti në vit në repartin e hemodializës numri I pacientëve po shtohet.Sipas mjekëve specialist në këtë repart ka mungesë të furnizimit me material të dializës dhe barna si dhe transporti I pacientëve këto ditë është bërë me vështirësi kjo pasiqë nuk ka automjete,  e edhe ato që po I përdorin janë të vjetëruara.

Në repartin e hemodializës të spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për momentin  janë mbi 70 pacientë të cilët marrin shërbime të dializës kjo pasiqë ata kanë probleme të mëdha me funksionimin e veshkave.Të gjithë pacientët i nështrohen dializës 3 herë në javë dhe kjo procedurë zgjatë 4 orë. Dihet se në këtë repart kërkohet kujdes I shtuar gjatë ofrimit të shërbimit mjekësor, për të cilin pacientët thanë se janë të kënaqur.Mirëpo ajo që po I shqetëson ata  është mungesa e medikamenteve për trajtimin e kësaj sëmundje si dhe transporti.

Shefi I këtij reparti Naim Byci tha se një ndër problemet me të cilat hemodializa ballafaqohet është  furnizimi me barna dhe në mungesë të tyre pacientët janë të detyruar ta blejnë vetë materialin e dializës.

 

Sëmundjet më të shpeshta që sjellin deri tek gjëndja e hemodializës janë diabeti apo sëmundja e sheqerit,  hipertensioni, sëmundjet kanceroze, gurët në veshkë dhe sëmundjet trashëguese të veshkëve. Këta pacientë kërkojnë kujdes të shtuar në trajtimin e kësaj sëmundje e cila mund të cilësohet si më e rënda. Andaj mbetet që  institucionet relevante konkretisht ministria e shëndetësisë të angazhohet në furnizimin e rregullt të barnave,  përmirësimin e shërbimeve mjeksor dhe tu dal në ndihmë të sëmurvë që I nënshtrohen këtij shërbimi./TV Syri Vision/