Gjakova
Shkronjat

Ka më shumë se tre muaj që Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë nisi një sistem tjetër për mbledhjen e mbeturinave në rrugët e kryesore të qytetit.

Këta konsumatorë sipas rregullit të ri obligoheshin që mbeturinat ti linin jashtë bizneseve të tyre pas orës 22 të mbrëmjes, që të njëjtat më pas të grumbullohen nga punëtorët e Çabratit. Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv në këtë ndërmarrje, Kujtim Qela thotë se shumë shpejt orari për grumbullimin e mbeturinave në pjesët kryesore të qytetit do të ndryshojë.

Ai u shpreh se gjatë ditëve të festave ekipet e kompanisë u kujdesën për mbledhjen e mbeturinave kolektive si dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra. Por gjatë datave 1 dhe 2 janar, shërbime nuk morrën konsumatorët e amvisërisë, të cilët u njoftuan nga kompania 10 ditë më herët.

Aktualisht, kjo ndërmarrje operon vetëm në një pjesë të fshatrave të Gjakovës. Qela thotë se gjatë vitit 2018 me marrjen e një donacioni me kamionë, do të mundësohet edhe zgjerimi i shërbimeve aty ku aktualisht mungojnë.

Qela ka deklaruar se kompania gjatë vitit që lamë pas ka rritur inkasimin e mjeteve financiare. Poashtu ka treguar se kjo ndërmarrje është e vetmja që nuk e ka as edhe një borxh ndaj dikujt./Tv Syri Vision/