Gjakova
Shkronjat

Ishte ora tetë e mëngjesit kur një grup I qytetarëve të komunës së Gjakovës u mblodhën para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serb me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Organizatorët e kësaj proteste thanë se ata  nuk janë kundër asnjë feje dhe asnjë kombi, porse janë kundër kriminelëve.

Sipas tyre vizita e pelegrinëve është një provokim dhe se nuk lejojmë që kriminelët serb të cilët kanë bërë masakër gjatë vitit 1999 të vijnë  në Gjakovë, në vendin që plaga nuk është shëruar ende.

Për të qenë gjithqka nën kontrollë këtu dolën edhe Policia e Kosovës të cilët ishin nën komandën e komandatit të stacionit policor, Major Kristë Gjokaj I cili i njoftoi protestuesit se është anuluar vizita e pelegrinëve serb.

Ata apeluan tek të gjithë qytetatërt që të bëjnë kallëzime penale për të gjithë ata që kanë kryer krime në luftën e fundit të Kosovës.

E këtu u panë edhe familjarët e viktimave të luftës të cilat mbanin në duar fotografitë e më të dashurve të tyre.

Protestuesit qëndruan rreth 40 minuta dhe krejt në fund ata u larguan të qetë./TV Syri Vision/