Gjakova
Shkronjat

Dje rreth orës 16 në stacionin policor në Gjakovë u njoftua rreth zhdukjes së 82 vjeqarit me inicialet M.H nga komuna e Gjakovës. E përmes kamerave të sigurisë të cilat ndodhen pranë urës e cila ndan qytetin me fshatin Moglicë, u pa se viktima është vetëhedhur nga kjo urë. Për ta gjetur trupin e viktimës në vendin e ngjarjes dolën pjesëtarë të policisë, zhytësve si dhe pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga dita e djeshme, ende nuk ka ndonjë rezultat në këtë aspekt.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, tregoi se punën për gjetjen e viktimës po ua vështirëson terreni i vështirësuar.

Zhytësve të komunës së Gjakovës sot i’u janë bashkuar në mënyrë vullnetare edhe ata nga Mitrovica.

Ndërkohë që përpjekjet për të gjetur viktimën nga komuna e Gjakovës po vazhdojnë, zhytësit kanë kërkuar deri në 2km largësi por pa ndonjë sukses. Kështu thanë zyrtarë nga Stacioni i Policisë në Gjakovë./Tv Syri Vision/