Gjakova
Shkronjat

Qendra hulumtuese për zhvillimin e Kosovës me shoqatën e intelektualëve “Jakova”, Unionin europian të studimeve, si dhe organizatën e studentëve të universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë organizuar këtë tryezë me Prof. Dr. Jahja Kokaj.

Ai ka folur për zbulimet nobel 2017 në mjekësi, fizikë, kimi – si dhe për zbardhjen e sekreteve të materies, jetës dhe kozmosit.

Kokaj ka shpjeguar mundësinë e zbulimit të kurës për sëmundjen e kancerit.

Pë zbulimin e mekanizimit të orës biologjike të jetës, kimisë së jetës në nivel atomik, si dhe sekretet e kozmosit Prof. Dr, Jahja Kokaj do të flasë edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës. 

Këtë ligjëratë përveq studentëve, erdhën për ta dëgjuar edhe shtresa të tjera shoqërore në Gjakovë, në mesin e tyre intelektualë dhe profesionistë të fizikës. Ata patën mundësinë edhe të drejtojnë pyetje për Kokajn./Tv Syri Vision/