Gjakova
Shkronjat

82 vjeqari me inicialet M.H nga komuna e Gjakovës është vetëhedhur nga ura e cila ndan qytetin me fshatin Moglicë që nga dita e premtë e javës së kaluar.

Për gjetjen e trupit të viktimës u angazhuan zhytës nga Gjakova por edhe nga qyteti i Mitrovicës. Këto përpjekje po vazhdojnë, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Që nga dita e shtunë, zhytësve të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë i janë bashkuar edhe pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në vendin e ngjarjes gjatë gjithë kohës.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, tha se terreni i vështirë dhe me mbeturina i lumit Erenik po u krijon probleme gjatë kërkimit të trupit. Megjithatë ai u shpreh se kjo nuk do t’i ndalë  deri tek një rezultat.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes është parë edhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Gjakovës. Ai deklaroi se ky institucion u angazhua në gjetjen e trupit të viktimës që nga momenti që morrën lajmin.

Pranë vendit ku zhytësit po vazhdojnë kërkimin, u panë edhe pjesëtarë të policisë por edhe familjarë të 82 vjeqarit nga Gjakova./Tv Syri Vision/