Gjakova
Shkronjat

Familja Zenuni nga fshati Novosellë e Poshtme të Gjakovës po jeton në kushte të vështira. Kristella nëna e re 25  jeqare së bashku me pesë fëmijët e saj jetesën po e bënë në një dhomë e cila nuk është në gjendje aspak të mirë e që nuk ofron as kushtet elementare për banim.

Kulmi është i dëmtuar i tëri e dyshemeja kundërmon nga lagështia. Kristella na tha mezi po ia dalim të mbijetojmë, nuk kemi të ardhura, mirëpo nganjëherë na dalin në ndihmë banorët e fshatit.

Kristella na tregoi që bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe e ka lënë atë të vetme me fëmijët.

Myku dhe lagështia nuk janë vetëm  në cdo cep të kësaj dhome, por ato janë pjesë e përditshme dhe e pandashme e kësaj jetese.Kjo grua e re  beson se njerëzit e këtij vendi nuk e kanë humbur solidaritetin.Nga dhoma e vogël, çatia e shkatërruar, e buka e fundit që ka, ajo beson në shpirtin e vullnetmirëve që ti dalin në ndihmë familjes saj e cila është zhytur në skamje dhe mjerim.Ndihma që për dikë do të ishte simbolike, për fëmijët e kësaj familjeje do të ishte mrekulli./TVSyri Vision/