Gjakova
Shkronjat

Tregu i Gjelbër i cili ndodhet në lagjen Dardania të komunës së Gjakovës, ekziston që nga viti 2002.

Në këtë vend, tregtarë nga qyteti i Gjakovës dhe ata jashtë saj, vinë cdo të hënë për të shitur produktet e tyre. Karakteristikë e këtij tregu është fakti se këtu përveq produkteve ushqimore, shiten edhe ato materiale, gati të gjitha të prodhuara nga vetë shitësit.

Përveq produkteve të tjera, ajo për cka janë më të interesuar blerësit në këtë treg janë mobiliet. Azem Ademaj, punëtor në këtë treg, thotë se kjo ndodh për shkak të çmimeve të volitshme.

Shpejtim Cërmjani nga zdrukthtaria dhe mobileria “Edor” thotë se infrastruktura e këtij tregu në Gjakovë, është më e mirë se ajo në tregje të tjera të Kosovës. Por, ai ankua se interesimi i blerësve ka rënë, sidomos këtë muaj.

Tregu i Gjelbër që nga hyrja në funksion e ka edhe lejen e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Ata të cilët shesin këtu, paguajnë edhe një shumë ditore, varësisht nga hapësira që zënë. Kështu tha punëtori i këtij tregu, Azem Ademaj./Tv Syri Vision/