Gjakova
Shkronjat

Klubi i futbollit “Gjakova” aktualisht po vazhdon që të jetë pjesë e garave në ligën rajonale të Gjakovës si dhe në ligën e parë të Kosovës me grupmoshat si parafatosët, fatosët, pionerët e rinj dhe pionerët e vjetër, kadetët dhe seniorët. Këto ditë ky klub është duke bërë stërvitjet përgatitore për fillimi e sezonit të ri. Drejtori sportiv dhe njëherit kryetrajneri i klubi Gjakova ka theksuar se këtë vit kjo vatër e sportit do të  riaktivizoj skuadrën  seniorëve, e cila ka 6 vite që nuk zhvillon gara kjo për arsye financiare.

Daka tha grupmoshat e reja të këtij klubi janë treguar të suksesshëm dhe  kanë nënshkruar marrëveshje me klube jasht vendit.

Nga ana tjetër futbollistët e rinjë thanë se po bëjnë maksimumin që të tregohen të suksesshëm.

Veqanti e këtij klubi është ndër vite ka pasur talentë dhe një gjë të tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

Të gjitha grupmoshat e këtij klubi kanë marrë pjesë në garat vendore dhe turnetë ndërkombëtare  të futbollistëve të rinj, duke triumfuar me suksese në secilën prej tyre. Përndryshe KF Gjakova këtë vit do të filloj garat me kategoritë e reja në muajin prill ndërsa me juniorët dhe kadetët në fund të muajit mars./TV Syri Vision/