Gjakova
Shkronjat

Ky lapidar i cili është dedikim për 26 të rënë të komunës së Gjakovës më 7 maj të vitit 1999 u inaugurua në qershor të vitit 2016.

Në këtë inaugurim erdhën familjarëvë të martirëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, e poashtu edhe ai i cili financoi ndërtimin e këtij lapidari, Behxhet Pacolli.  Që nga ajo kohë, për mirëmbajtjen e këtij lapidari u kujdesën familjarët e të rënëve. Kështu thonë vetë ata. Por që nga nata e mbrëmshme, ata janë të shqetësuar pasiqë ky lapidar është dëmtuar. Blend Luzha, i cili në luftën e fundit humbi katër pjesëtarë të familjes shpreson që kjo gjendje nuk është shkaktuar nga dora e njeriut.

Luzha thotë se rastin e ka paraqitur edhe tek autoritetet policore në Gjakovë. Këta të fundit, sipas tij thanë se do të tentojnë të gjejnë shkaktarin përmes kamerave në shitoren e cila ndodhet përballë lapidarit.

Në anën tjetër komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj ka thënë se informatën rreth kësaj ngjarjeje e kanë marrë përmes mediave. Megjithatë ai ka thënë se autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë inicuar rastin. Policia në Gjakovë dyshon se shkaktari kryesor është faktori natyrë, por që Gjokaj ka thënë se do të vazhdojnë të hetojnë rastin./Tv Syri Vision/