Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport në komunën e Gjakovës, projektet dhe aktivitetet e saj për vitin 2018 do t’i realizojë në harmonizim me buxhetin tashmë të miratuar për këtë periudhë kohore.

Kështu thotë drejtoresha e re për kulturë, rini dhe sport në këtë komunë, Saranda Hyseni. Megjithatë, ajo është shprehur se për të përmbushur synime shtesë në këta sektorë, atëherë ato do t’i paraqesë gjatë rishikimit të buxhetit të komunës.

Ajo ka deklaruar se kësaj radhe komuna e Gjakovës do të ketë mbështetje edhe nga Ministria për Kulturë, Rini, dhe Sport, sidomos në financimin e projekteve shtesë të cilat nuk mund të mbulohen nga buxheti i komunës.

Hyseni ka treguar se ka filluar takimet edhe me përfaqësues të organizatave rinore, me të cilët është zotuar se do të bashkëpunojë.

Ajo është shprehur se gjatë këtij viti do të intervenojnë në infrastrukturën e muzeve, Pallatin e Kulturës në Cërmjan dhe Bishtazhin si dhe në atë “Asim Vokshi”./Tv Syri Vision/