Gjakova
Shkronjat

Numri i qytetarëve që po paraqiten në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjakovë si pasojë e simptomave të gripit në këto ditë është rritur.Mjekët vazhdojnë të bëjnë apel për kujdes të shtuar në mënyrën e të ushqyerit, por edhe shmangien e vendeve ku ka shumë njerëz.

Në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Gjakovë, gjatë këtyre ditëve është rritur numri I pacientëve të prekur nga gripi sezonal, e gjithë kjo për shkak ndryshimit të kushteve klimatike. Sipas specialistëve simptomat e gripit janë temperatura e lartë, kolla, zakonisht e thatë, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobësi, rrjedhje të hundëve etj. Kryesisht të prekur nga gripi janë fëmijët dhe të moshuarit të cilët vazhdojnë të kërkojnë trajtimin mjekësor.

Por ka raste kur mund të komplikohet gjendja sepse pacientët paraqiten më vonesë në QKMF.Raste të tilla hasen më shumë tek të moshuarit të cilat kanë sëmundje kronike, hipertension etj.

Për të parandaluar gripini sezonal dhe cdo virus tjetër, mjekët familjarë apelojnë tek qytetarët që të kenë kujdes të vazhdueshëm, sidomos në ushqim, të përdorin më shumë lëngje vitamin dhe qajëra. Poashtu nuk preferohet qëndrimi në ambient të mbyllur si dhe të mbahet distancë me personat e prekur nga gripi.Por nëse vjen deri tek komplikimi atëherë duhet të paraqiten në QKMF ku mund të trajtohen nga personeli mjekësor./TV Syri Vision/