Gjakova
Shkronjat

Dy ditë më parë televizioni Syri Vision ka pasqyrurar gjendjen në të cilën jeton familja Zenuni nga fshati Novosellë e Poshtme e komunës së Gjakovës.

Nëna e re 25 vjeqare Kristella së bashku me 5 fëmijët e saj po jetojnë në kushte të mjerueshme. Më ta parë këtë rast Kryqi i Kuq dega në Gjakovë ka kontaktuar me Kforin Italian në mënyrë që ti dalin në ndihmë kësaj familje. Sot këtë familje e vizitoi Kfori Italian njësia MSU të cilët në mënyrë vullnetare e ndihmuan me pako ushqimore dhe veshmbathje. Kristella falënderoj Krofin Italian si dhe tha se kjo ndihmë sado pak e ka lehtësuar gjendjen e familjes saj.

Këtyre ndihmave iu gëzuan edhe fëmijët….Kfori Italian ekskluzivisht mirret me veprimtari humane.Ata përmes kryqit të kuq shpërndajnë ndihma nga më të ndryshme, ku cdo ditë një familje në Kosovë ndihmohet nga ta.Ky është një shëmbull se si duhet të tregohemi humanist dhe solidar ndaj familjeve te cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike. /TV Syri Vision/