Gjakova
Shkronjat

Jetojnë simos më keq. Familja 11 anëtarëshe Hoti e komunitetit egjiptian nga lagjia Dardania e qytetit të Gjakovës jeton këtu prej shumë  vitesh, por pa kushtet elementare të jetesës.

Shtëpia  në të cilën jeton Zyrafeti së bashku me nëntë fëmijët e saj dhe bashkëshortin duket se nga qasti në qast do të rrëzohet. Ani pse kjo familje merr  ndihmë sociale, sipas zonjës së shtëpisë ato nuk po u mjaftojnë as për medikamente. Ajo thotë se jetesa në këtë shtëpi është shumë e vështirë, e lagështia e krijuar brenda po ndikon shumë në shëndetin e tyre.

Kushtet e rënda ekonomike akoma vazhdojnë të bëjnë të vështirë jetën e disa familjeve të komunës së Gjakovës. Këtyre familjeve nuk ju mbetet gjë tjetër pos të luten dhe të presin nga njerëzit e vullnetit të mirë që ti ndihmojnë me qfarëdo mundësie që kanë të përmirësojnë kushtet e jetesës, megjithatë më emergjente është kulmi mbi kokë./Tv Syri Vision/