Gjakova
Shkronjat

Në një konferencë për media përfaqësues të Alternativës dega në Gjakovë kanë thënë se kemi vërejtur një mori shkeljesh.

Komuna u mbyll karshi mosdhënies së informacioneve për përgatitjen profesionale të drejtorëve. Ka pasur emërime të shumë këshilltarëve të drejtorëve në dikastere të ndryshme. Mbyllja e qendrës informative është një tjetër shkelje që përmend Alternativa.

Qarkaxhija ka shtuar se po shkelet ligji I duhanit me ç'rast  konsumehet duhan dhe alkool në kabinetin e  kryetarit Gjini. Ajo përmendi edhe mosrrespektimin e ndërtimeve ose etazhitetit në të paktën dy ndërtesa.

Kryesuesja e grupit të këshilltarëve komunalë Diana Qarkaxhija ka përmendur edhe anulimin e vendimit të banimit social. U fol edhe për lidhjen e Gjakovës me qeverinë qendrore ku u tha se po bëhen premtime të rrejshme. Bile u tha se Gjakovës I janë tërhequr 19 milion euro nga qeveria qendrore.

 

Përfaqësueit e alternativës I kanë bërë thirrje kryetarit Gjini që ti kthehet shërbimit ndaj qytetarëve dhe të përqëndrohet në projekte kapitale dhe të mos I rerzikojë ato që janë bërë me shumë mund. /TV Syri Vision/