Gjakova
Shkronjat

Në këtë sallë solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, u bënë bashkë organizata jo-qeveritare të cilat veprojnë në këtë komunë.

Këtë tryezë të mbajtur mes tyre Këshilli i Veprimit Rinor Lokal ka vendosur ta quajë “Forumi i Shoqërisë Civile”, e i cili sipas organizatorëve të këshillit është i pari nga shumë të tjerë që do të mbahen në të ardhmen. Ata thanë se qëllimi i këëtij forumi është diskutimi i punëve, angazhimet dhe mundësitë e bashkëpunimit mes OJQ-ve lokale.

Në anën tjetër, drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport, Saranda Hyseni u ka thënë organizatave pjesëmarrëse në këtë forum se pret projekte produktive nga ata, të cilat sipas saj do të mbështeten nga komuna.

Hyseni ka deklaruar se pas dy vitesh duhet të dilet me një raport të zbatueshmërisë së planit të veprimit rinor lokal.

Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Andi Batusha ka deklaruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Kuvendin Komunal të Gjakovës. Ai është shprehur se KVRL do të angazhohet për orientimin politikave për rininë./Tv Syri Vision/