Gjakova
Shkronjat

 

Ky takim i cili u mbajt në komunën e Gjakovës është organizuar nga Forumi i Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të Kosovës.

Edhepse shumica e pjesëmarrësve në këtë tryezë diskutimi, janë përfaqësues nga institucione të drejtësi, këtu erdhën edhe zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. Qëllimi i organizimit të këtij takimi është vetëdijësimi i shoqërisë për fenomenin e dhunës në familje.

 

U tha se Prokuroria dhe Gjykata janë dy institucione të cilat kanë një rëndësi të madhe në trajtimin e dhunës në familje, e që më shpeshta është ajo ndaj grave. Nga panelistë në këtë takim u rekomandua që shteti është ai i cili duhet të merret me trajtimin e grave të cilat përballen me një abuzim të tillë. E zëvendëskryeprokurorja e parë e Republikës së Kosovës, ka sqaruar se si veprojnë institucionet që kanë të bëjnë me trajtimin e rasteve që paraqiten.

 

Problematikë në këtë mes, u përmend hezitimi që këto raste të dhunës në familje, të paraqiten tek institucionet përkatëse. Zëvendëskryeprokurorja ka folur edhe për shkallën e rritjes së kësaj dukurie në nivel Kosove.

 

Në këtë tryezë shpalosën përvojën e tyre edhe disa organizata që punojnë me gra që përjetojnë dhunën në familje./Tv Syri Vision/