Gjakova
Shkronjat

Udhëheqësia re e Klubit të Handbollit “Vëllaznimi” ka mbajtur takim njoftues me veteranë të këtij sporti në Gjakovë si dhe prindër të grupmoshave të reja.

Gjatë këtij takimi para pjesëmarrësve, kryetari i ri i klubit, Agron  Jetishi, ka prezantuar në mënyrë detaje projektin zhvillimor, përgjegjësitë dhe ambiciet e klubit për të ardhmen. Për këtë program, i njoftuar është edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili edhe ishte prezent në këtë takim.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar rëndësinë që do t’i kushtojë sportit qeverisja lokale në katër vitet e ardhshme. Ai ka deklaruar se muajin mars do ta shpallin muaj të handbollit në Gjakovë.

Veteranë të handbollit gjakovar, ata të cilët kontribuan në themelimin e këtij klubi por edhe në sukseset e njëpasnjëshme të tij, e mirëpritën idenë e kryesisë së re.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan edhe veshjet e reja që do t’i bartin të gjitha grupmoshat e Klubit të Handbollit “Vëllaznimi”./Tv Syri Vision/