Gjakova
Shkronjat

Kjo sallë brenda Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është vendi ku bëjnë prova të rregullta pjesëtarët e Ansamblit të Valleve Popullore “Ardhmëria”.

Një i tillë ekziston që më shumë se 11 vite dhe është ende aktiv nëpër organizime të ndryshme kulturore brenda Kosovës  por edhe jashtë saj. Koreografi, Egzon Ademaj punon me këtë ansambël që 8 vjet. Ai shprehet i kënaqur me punën që bëjnë ndër vite me grupin. Entuziast është edhe për vitin 2018, për të cilën periudhë kohore ai thotë se do të kenë shumë aktivitete, prandaj edhe po punojnë në mënyrë intensive.

Pavarësisht vështirësive që hasin, pjesëtarët e këtij ansambli një punë të tillë e bëjnë me kënaqësi dhe përkushtim të madh, e puna e tyre u shpërblye me çmime të para

Për sukseset por edhe vështirësitë financiare, foli edhe menaxheri i Ansamblit.

Normaisht që karaktersitikë e cdo ansambli të këtij lloji janë edhe veshjet.

Ansambli i Valleve Popullore “Ardhmëria” Gjakovë është vazhdim i traditës mbi një shekullore nga familja e Bajram Tahirit nga fshatin Osek Hylë i Komunës së Gjakovës./Tv Syri Vision/