Gjakova
Shkronjat

Ish futbollisti i njohur, dhe njëherit babai i Lorik Canës, Agim Cana, është emëruar kryetar i klubit të futbollit Vëllaznimi. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Vëllaznimit në Facebook, ku thuhet: Më në fund arriti lajmi bombastik Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi.

Shkelzen Gashi (ish kryetari) mbetet gjithmonë pjesë dërmuese e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do mbetet president nderi. Me respekt FC Vëllaznimi”, thuhet më tej në këtë njoftim. Sot në një intervistë të dhënë për televizionin Syri Vision këtë e ka pranuar edhe presidenti i skuadrës kuq e zi, Shkelzen Gashi.

I pyetur se si qëndron Vëllaznimi përnga gjendja financiare ai tha se shumë shpejt gjithqka do të merrë kahjen e duhur.

Gashi tha se do të vijnë ditë më të mira për klubin gjakovar.

Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes pritet të bëhet në javen e ardhshme, ndërsa ky lajm është pritur me optimizëm të madh në Gjakovë./TV Syri Vision/