Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative në Komunën e Gjakovës do të vazhdon edhe këtë vit me realizmin e projekteve që janë strategji e politikave të reja dhe  projektet që janë vazhdimësi e planifikimeve të kaluara. Administrata do të jetë shumë aktive, transparente e afërt dhe në shërbim të qytetarëve kështu tha drejtori I ri i këtij dikasteri, Flamur Fetahaj I cili njëherit përmendi një nga planet të cilat synon ti realizoj e që sipas tij është vazhdimi I projektit të kabinave digjitale për shërbimet 24 orë.Fetahaj tha se vendosja e tyre do të vazhdojë edhe në hapësirat tjera publike.

Një projekt tjetër për të cilën ditëve të fundit është reagur nga opozita është edhe mbyllja e qendreës informative pranë kuvendit komunal. Mirëpo sipas Fetahaj kjo qendër është aktive por për momentin nuk ka punëtor. Këtu shërbimin po e kryen një praktikante.

Ai shtoi se nëse komuna e Gjakovës nuk ka bashkpunim me organizatat atëher është e detyruar që të punësoj punëtorë më kontratë mbi vepër.

 

Ndër të tjera Fetahaj tha se një tjetër projekt madhor I cili pritet të filloj këtë vit është ndërtimi I aneksit të objektit të ri të komunës si dhe renovim I I objektit ekzistues nga Komisioni Evropian,  si projekte të tjera të cilat janë të rëndësishme si për komunën e Gjakovës ashtu edhe për qytetarët e saj./TV Syri Vision/