Gjakova
Shkronjat

Një  grua 60 vjeqare me inicialet V.P nga komuna e Gjakovës është goditur nga një autobus pikërisht afër stacionit të autobusëve të kësaj komune.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orës 12:35, dhe me të marrë një lajm të tillë në vendin e ngjarjes kanë dalw pjesëtarë të stacionit policor si dhe prokurori i shtetit. Viktima është dërguar në repartin e emergjencës në spitalin rajonal “Isa Grezda”.

Mjekët deklaruan për Tv Syri Vision se 60 vjeqarja është jashtë rrezikut për jetë. Në anën tjetër, zëdhënësja nga Stacioni Policor në Gjakovë, Lirie Podrimaj përmes telefonit ka treguar se këmbësorja ka tentuar të vrapojë pas një autobusi tjetër që ishte në lëvizje, duke mos e vërejtur tjetrin i cili e ka goditur nga pjesa e pasme/Tv Syri Vision/