Gjakova
Shkronjat

Kjo punëtori e organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim në komunën e Gjakovës i’u dedikohet bletarëve të kësaj komune.

Sipas drejtuesit të këtij dikasteri, qëllimi i mbajtjes së këtij takimi të përbashkët me këta bletarë, është diskutimi për idetë, dhe problemet që po has ky sektor në prag të sezonës 2017. Ata poashtu u informuan edhe një herë në lidhje me skemën e granteve qeveritare, dhe ato në nivelin komunal.

Në lidhje me shqetësimet e bletarëve për sëmundjen e bletëve Nozemoza, foli, Prof. Dr Ilir Bala nga Shqipëria.

Ndërkaq, Florin Dautaga, kryetar i shoqatës së bletarëve “Flora” në Gjakovë, tregoi se edhe bletarët e kësaj komune, po hasin në sfida në aspektin e prodhimit, për shkak të kësaj sëmundjeje.

Gjatë kësaj punëtorie, zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural, rekomanduan fermerët që të aplikojnë sa më herët për grantet qeveritare dhe ato nga komuna e Gjakovës, që të evitohen problemet teknike të mundshme./Tv Syri Vision/