Gjakova
Shkronjat

Është bërë promovimi i librit “Arsimi në Komunën e Gjakovës” ndërmjet viteve 1990 dhe 2020.

Prezentë në promovimin e kësaj vepre, ishin veteranë të arsimit, intelektualë, dhe zyrtarë komunalë. Në fjalën e saj hyrëse, e para e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhia, është shprehur se ky libër është një dokument për t’u parë ngritja e cështjes së arsimit nëpër dekada. Sipas saj, ata që kontribuan në arsim në atë periudhë kohore , pavarësisht rrethanave të vështirë, arritën suksese të larta, që sot janë edhe të dokumentuara në këtë vepër

E Feti Dashi, bashkëautor i këtij libri, falë nderoi të gjithë ata që kontribuan  në realizimin e veprës “Arsimi në Komunën e Gjako vës 1990-2020.

Në këtë promovim floën edhe tre recensentët e këtij libri, Halim Hyseni, Mazllom Kumnova, dhe Muhamet Rogova.

 

 

Krijimi i kësaj vepre dhe promovimi I saj, është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, dhe ajo e veteranëve të arsimit “7Marsi”./Tv Syri Vision/