Gjakova
Shkronjat

Pikërisht në këtë pjesë të lumit Erenik gjatë ditës së sotme është gjetur trupi i pajetë i 82 vjeçarit nga komuna e Gjakovës, i cili u vetëhodh nga ura e cila ndan fshatin Moglicë me pjesën e qytetit.

Për gjendjen e trupit të viktimës folën mjekët e spitalit rajonal “Isa Grezda”, të cilët edhe dolën në vendin e ngjarjes me të marrë lajmin.

Kapter Naim Mala, përgjegjës i zhytësve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës,  ka deklaruar se trupi i viktimës është gjetur rreth orës 11:30.

Në anën tjetër, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Gjakovës, Luan Dinaj ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan në gjetjen e trupit të 82 vjecarit.

Mustafë Haxhija ishte vetëhedhur nga ura afër fshatin Moglicë më 5 janar të këtij viti rreth orës 16:00. Në gjetjen e tij u angazhuan zhytës nga Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës, zhytës nga Mitrovica, si dhe ata tëv Forcës dhe Sigurisë së Kosovës./Tv Syri Vision/