Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për punë inspektuese për momentin ka 19 inspektorë dhe gjithësej 7 sektorë. Sipas drejtorit Nikollë Lleshi I cili tashmë e ka marrë nën udhëheqje këtë dikaster , qëllimii tij është angazhimi I inspektorëve komunal gjatë tërë kohës.

E sa i përket shqiptimit të gjobave ndaj atyre që uzurpojnë hapësirat publike ai tha se është formuar komisioni për ndryshimin e rregullores komunale, kjo për shkak të mos vonimit të procedurës së shqiptimit të gjobave.

Ndërsa sa i përket inspektorëve, Lleshi tha se në të gjithë sektorët janë të mjaftueshëm mirëpo sipas tij drejtoria për punë inspektuese ka nevojë për një inspektorë të ndërtimit.

Ndër të tjera Lleshi tha se nga raportet e marra nga qeverisja e kaluar në komunën e Gjakovës nuk ka asnjë ndërtim pa leje dhe se një gjë të tillë nuk do ta lejojë edhe gjatë mandatit të tij. E gjithë puna e isnpektoriatit do të bëhet gjithmonë duke respektuar udhëzimet administrative dhe ligjin./TV Syri Vision/