Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjën Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti,  ka qëndruar në Gjakovë.

Ai erdhi që të prezantoj platformën e tij si kandidati i vetëm për të marrë drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Me këtë rast ai ka falenderuar ish-kryetarin Visar Ymeri, me të cilin tha se do të konsultohet nëse zgjidhjet kryetar, ashtu sikundër ka bërë edhe Ymeri gjatë tre viteve që drejtoi Vetëvendosjen. Gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve Kurti tha se VV është subjekti politik më demokratiik.

Gjatë shpalosjes së platrofmës së tij Kurti përmendi edhe tri shtyllat të cilat Vetëvendosje I ka në programin e saj.

Ne përbëjmë zhvillimin e organizatës transparente e cila ka vend për njerëz të drejtimeve të ndryshme, një organizatë që i kushton rëndësi dijes, artit e kulturës, një organizatë që do të punon për qështje gjinore, seksiszmi duhet ndëshkuar në çdo mënyrë, tha ndër të tjera Kurti. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputët Albërie Nagavci, Smajl Kurteshi si dhe përfaqësues të tjerë të këtij subjekti politik. Por ndërkohë këtu ra në sy mungesa e disa emrave që tashmë njihen si të pozicionuar në krahun që kundërshton Albin Kurtin. Është fjala për ish kryetarin e degës së VV-së në Gjakovë Driton Çaushin. Përndryshe zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti./TV Syri Vision/