Gjakova
Shkronjat

Gjakova së shpejti mund të bëhet me ndërmarrje të re publike komunale. Në kuadër të politikave për urbanizimin të qeverisë aktuale, Komuna po sheh mundësitë për të themeluar një ndërmarrje që në shtete të ndryshme njihet si “Arkitekti i Qytetit”.

 

Në mbledhjen e  fundit të bordit të drejtorëve të qeverisë aktuale në Gjakovë krtyetari I komunës Ardian Gjini ka bër të ditur se Gjakovës do ti shtohet një ndërmarrje publike. Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë projekt por ka kujtuar se  ky ka qenë një premtim që është përmendur gjatë fushatës zgjedhore.

Në programin qeverisës të AAK mes tjerash thuhej se përpos drejtorisë ekzistuese të Urbanizmit, në përshkrimin që i bëhej ndërmarrjes "Arkitekti I  Qytetit" do të kishte qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekzistuese dhe të atyre që mund të lindnin në këtë fushë. Po ashtu, do të kujdesej për estetikën dhe shijen që do t’i jepej qytetit dhe fshatit.

Gjini ka thënë se ideja për këtë ndërmarrje është ende në fazë ideore dhe se kjo është një përvojë e huazuar nga vendet perëndimore, më saktësisht nga Anglia. Në shtete të ndryshme njihet me emra të ndryshëm, por se kjo ka një rol të rëndësishëm në vendet ku ekziston si strukturë, pasi vendos për gjelbërim, arkitekturë të  ndërtesave e deri në plane rregulluese të zonave të caktuara.

Është synim I kahmotshëm I yni dhe ne do ta bëjmë realitet ,andaj kryetari kërkoi nga varëtësit e tij angazhim në realizimin e këtij projekti. /TV Syri Vision/