Gjakova
Shkronjat

Kuvendi komunal I Gjakovës, gjegjësisht drejtoria e shërbimeve publike ka kontraktuar dy kompani për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Kompania D & T Group do të bëjë mirëmbajtjen për zonën urbane dhe Berisha Company do të mirëmbajë zonën rurale. 

Ani pse mbrëmë ka pasur reshje të borës, sot pothaujse cdo rrugë në komunën e Gjakovës është e kalueshme.Kjo për faktin se tashmë janë përzgjedhur operatorët ekonomik të cilët do të bëjnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimror. Kuvendi komunal gjegjësisht drejtoria e shërbimeve publike ka kontraktuar dy kompani të cilat do të përkujdesen për mirëmbajtjen dimrore të rrugëve. Drejtori i këtij dikasteri Shkumbin Kastrati tha se cdo gjë është bërë sipas planit të punës dhe kompanitë janë mobilixuar me të gjitha kapacitete për pastrimin e rrugëve jo vetëm në pjesën urbane por edhe në atë rurale.

Mirëpo Kastrati tha se gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur edhe ankesa nga disa banorë të zonave rurale.

Ai tha se kontrata me kompanitë të cilat do të mirmbajnë rrugët është dy vjeqare.

Edhe pse rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme, nga ana tjetër trotuaret vazhdojnë të jenë me borë dhe shtresa të akullit. Përveq operatorëve ekonomik që komuna i ka kotraktuar sot janë parë edhe puntorë të kompanisë regjionale të mbeturinave “Çabrati” të cilët kanë larguar borën nga trotuaret dhe akullin i cili ishte krijuar përgjatë trotuareve e rrugicave të qytetit. Zyrtarët komual thonë se do të bëhet çmosë që të gjitha rrugët gjatë sezonit të dimirti të jenë të kalueshme. /TVSyri Vision/