Gjakova
Shkronjat

Një iniciativë ndryshe morën sot kryesia dhe anëtarët e klubit të hendbollit “Vëllaznimi”. Ata vendosën në cdo portë të sponzorëve dhe donatorëve nga një etiketë me simbolin e klubit dhe me mbishkrimin si sponsor i viti për sportin.

Në mesin e sponzorëve është edhe libraria “Tomorri”.

Përveq veteranëve të hendbolllit vendosjen e këtyre etiketave falënderuese e bënë edhe kategoria e pionerëve të cilët tashmë janë bërë edhe pjesë e KH “Vëllaznimi”.

Të njëjtën gjë ata vazhduan ta bëjnë edhe në ambientin e agjencisë turistike Shpatturs e cila ndër vite ka dhënë kontribut në zhvillimin e hendbollit në komunën e Gjakovës.

Edhe qendra tregtare “Center Mall” është njëri ndër sponzorët të cilët po ofron mbështetjen për klubin gjakovar “Vëllaznimi”. Njëri ndër menaxherët tha se është kënaqësi kur ndihmon zhvillimin e sportit siq është hendbolli.

Kjo iniciativë u mirëprit nga veteranët e KH “Vëllaznimi”

Në mesin e donatorëve është edhe hotel “Jakova” ku vendosja e etikës me mbishkrimin sponsor i artë i sportit u bë në portën hyrëse të hotelit.Klubi ka krijuar pakot sponzorizuese të cilat i ka ndarë në tri kategori” e artë, e argjent dhe e bronztë.Kategopri këto të cilat ndërlidhen me formën e kontributit të secilit biznes apo sponsor.Në këtë formë klubi synon që të vlersoj mbështetjen e të gjithë donatorëve të tij. /TV Syri Vision/