Gjakova
Shkronjat

Rregullat në komunikacionin rrugor, ashtu si për ngasësit e automjeteve, vlejnë edhe për këmbësorët.

Toger Albin Sahatqija, drejtor në Trafikun Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë thotë se një cështje e tillë është e rregulluar edhe me ligj.

E në rast se këmbësorët nuk respektojnë rregulat e përcaktuara me udhëzimin administrativ për komunikacionin rrugor, policia ka të drejtë të shqiptojë edhe gjoba.

Sahatqija ka treguar se jo në pak raste, fajtorë të aksidenteve që ndodhën në Gjakovë, ishin këmbësorët e jo ngasësit e makinave.

Se sa respektojnë këmbësorët e qytetit të Gjakovës rregullat në trafikun rrugor shihet edhe në pamjet e filmuara gjatë ditës së sotme./Tv Syri Vision/