Gjakova
Shkronjat

Dikur, për mbështjelljen e një  trafoje të tillë duheshin ditë të tëra.

Tash, me inovacionin e ri të familjes Rruci nga qyteti i Gjakovës, mbështjellja e trafos torus bëhet brenda një ore. Përmes këtyre dy paisjeve bëhet i mundur i gjithë ky proces, të ciliën procedurë nga fillimi e deri tek produkti final e tregon Iliri.

Makina për mbështjelljen e trafove apo transformatorëve “Torus” mund të përdoret për cdo paisje elektronike, ndër to edhe ato medicinale. Iliri thotë se pa një trafo të tillë, këto paisje nuk mund të funksionojnë.

Për krijimin e kësaj makine, familjes Rruci i’u desh një kohë e gjatë. E mundi i tyre shpërblehet me numrin e madh të kërkesave për një inovacion të tillë, i cili sipas tyre është i vetmi në Kosovë.

Makina për mbështjelljen e trafove apo transformatorëve “Torus” nuk është shpikja e parë e familjes Rruci nga Gjakova. Zbulimi i djepit elektrik nga kjo familje bëri një bujë të madhe në media. Se cili do të jetë inovacioni i tyre i radhës, do të kuptojmë në storjet në vazhdim./Tv Syri Vision/