Gjakova
Shkronjat

Po duan që të rritet mëditja edhe për këshilltarët komunalë.

Në kuadër të kërkesave të asambleistave të të gjithë Kosovës është në formim e sipër një grup punues i cili do të përbëhet nga një këshilltar shqiptar i secilit regjion, një  serb si dhe 3 të minoriteteve të tjera të cilët do të koordinojnë punën që Parlamentit të Kosovës ti bëjnë kërkesë për rritjen e menditjeve të për këshilltarët komunalëe në të gjithë vendin.

Ishte këshilltari komunal Zef Komani ai e cili e prezantoi këtë kërkesë në mbledhjen e  kuvendit komunal në Gjakovë. Kjo për shumë arsye por më kryesoret sipas tij janë:

1. Për momentin mëditjet e asamblistëve janë më se minimale.

2. Që Asamblistët  të jenë më aktiv si dhe të kenë mundësi ekonomike që të jenë sa më afër qytetarëve dhe komunitetit në përgjithësi.

3. Duke u bazuar në pagesën momentale e cila është minimale, ekspertet e profileve të ndryshme hezitojnë që të kandidojnë për asamblisët dhe në këtë mënyrë është në rënie niveli i kualitetit profesional të asambleistave e rrjedhimisht edhe e asambleve.

Kështu ka thënë mes tjerash këshilltari komunal Zef Komani nga PSHDK.

Këtë propozim shumica e këshilltarëve e pritën mirë por ishet Fazli Hoxha I nismës për kosovën ai I cili e ekundërshtoi.

 

Ky propozim mbeti të shqyrtohet nga anëtarët e kuvendit komunal dhe tyu kthehet përgjegje me shkrim. Përndryshe një këshilltar komunal ka pagë 100 euro ndërsa mëditje marrin nga 120 në muaj që I bie 220 euro. /TV Syri Vision/