Gjakova
Shkronjat

Fruthi është sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Fruthi ose e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.

Në dhjetëvjeçarin e fundit në vendin tonë ka pasur më pak raste të kësaj epidemie, mirëpo në vitin e fundit numri I rasteve të fëmijëve të prekur nga fruthi është rritu kështu tha infektologu Sinan Rizvanolli.

Rizvanolli tha se metoda më e mirë për të mbojtur fëmijët nga fruthi është vaksinimi I rregullt.Sipas tij vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm.

Sipas infektologut simptomat e  kësaj sëmundje infektive janë temperatura e lartë, skuqja e fytyrës, ndryshimet e lëkurës etj.

Ai tha se komuna e Gjakovës në krahasim me komunat tjera të Kosovës ka pasur më pak raste të fëmijëve të infektuar nga ky virus.

Komplikimet nga fruthi zhvillohen më shpesh tek  fëmijët nën pesë vjeç apo rriturit më të vjetër se 20 vjet. Më të zakonshme janë inflamacion i veshit të mesëm, verbëri, pneumonia, pezmatim i fytit,etj.Andaj rekomandohet  që trajtimi i kësaj sëmundje të bëhet nën mbikëqyrje mjekësore. /TVSyri Vision/