Gjakova
Shkronjat

Lorik Cana ka vizituar Vëllaznimin në Ulqin, ku skuadra po e zhvillon fazën përgatitore.

Legjenda e futbollit shqiptar ka qëndruar për disa momente me lojarët, përcjellë Gazeta Olle.

Sigurisht, disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë foto.

Një gjë të tillë e kanë bërë dy sulmuesit, Dardan Rogova dhe Egzon Gashi.

Lorik Cana e ka konfirmuar vizitën te Vëllaznimi edhe në Instagram, ku ka publikuar një foto me babain e tij, Agimin.

Ky i fundit është kryetar i Vëllaznimit. /Telegrafi.com/