Gjakova
Shkronjat

Po bëjnë provat lexuese të projektit -Dramë : “Ditari i Ana Frankut”. Aktorët e teatrit të qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë kanë filluar të realizojnë projektin e parë për këtë fillm të vitit kalenadrik të teatrit.

Regjisorja Drita Begolli tha se kjo shqfaqje do ti kushtohet heroinës gjakovare Yllka Domit. Sipas saj fati i Yllkes dhe Ana Frankut pothuajse është i njëjtë dhe përmes kësaj shfaqje gërshetohet fati i njëjtë i të dy popojve atij shqiptar dhe hebrenjë.

Por sipas saj diqka i dallon këto dy personazhe.

Roli kryesor të dramës, pra Ana Frankun do ta luaj aktorja Yllka Lota.

Në mesin e aktorëve është edhe Jahja Shehu i cili tha se ka pranuar me shumë dashuri të jetë pjesë e këtij projekti, që sipas tij kërkon punë dhe angazhim.

Sipas regjisore Begolli përzgjedhja e aktorëve është shumë e mirë  dhe bashkarisht do të mundohen që të tregohen të sukseshëm në premierën e shfaqjes. 

Nga ana tjetër drejtori i teatrit Edi Kastrati tha se përgjatë këtij viti janë paraparë që të realizohen projekte të shumta teatrale.

Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Tashmë kjo vepër do të shfaqet si dramë në skenën e teatrit të qytetit “Hadi Shehu” pas dy muaj e gjysmë. /TV Syri Vision/