Gjakova
Shkronjat

Reshjet atmosferike ishin ato që karakterizuan motin në komunën e Gjakovës në ditët e fundit. Pavarësisht kësaj, ato nuk shkaktuan gjendje emergjente në aspektin e pasojave materiale.

Kështu deklaron udhëheqësi i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në këtë komunë, Luan Dinaj. Megjithatë, ai thotë se në disa zona pati probleme, ku edhe u deshën intervenime.

Dinaj tregoi se në zonën urbane të komunës së Gjakovës nuk pati raste të përmbytjeve, apo probleme të ngjashme.

 I pari i këtij dikasteri ka thënë se në rast të gjendjes emergjente, Kuvendi Komunal i Gjakovës e ka fondin e ndarë për t'iu dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga katastrofat natyrore, por që kësaj here nuk ka pasur nevojë për një iniciativë të tillë. Ai ka shtuar se në rast nevoje, kanë të drejtë t'i drejtohen edhe nivelit qendror të qeverisjes./Tv Syri Vision/