Gjakova
Shkronjat

Themelimi i grupit punues për hartimin e planit për arsim dhe ai për mjedisin, ishin vetëm dy pikat e rendit të ditës, të cilat u miratuan në mbledhjen e bordit të drejtorëve të komunës së Gjakovës.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka deklaruar se pjesë e këtyre grupeve do të bëhen pjesëtarë të drejtorive të komunës së Gjakovës

Një cështje tjetër me rëndësi sipas Gjinit dhe e cila është miratuar në këtë mbledhje, është edhe inicimi i këshillit publiko-privat. Ai do të përbëhet nga kompanitë publike, ato private si dhe administrata e komunës. Është miratuar edhe formimi i Pleqësisë së Arsimit, të cilin do ta përbëjnë pjesëtarë të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile, prej të cilëve Gjini do të kërkojë sjelljen e ekspertëve.

Gjini ka thënë se puna për këto iniciativa nis që nga dita e sotme, e grupit do t’i bashkohet edhe vetë ai.

Në këtë mbledhje, ai ka kërkuar ndihmë nga drejtorët për  intervenim sa më të shpejtë në hapësirat e Shoqatës së Pensionistëve, të cilat ai ka thënë se janë në gjendje aspak të mirë. Ai ka kërkuar që gjithcka rreth kësaj çështjeje të bëhet në mënyrë legale. Ndërsa nga Drejtoria për Buxhet dhe Financua është deklaruar se të hyrat financiare për muajin janar kapin vlerën rreth 230 mijë euro, 100 mijë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Tv Syri Vision/